Çmimi për një litër naftë në Kosovë shkon nga 1.25 deri në 1.34 euro kurse i benzinës nga 1.27 deri në 1.35.
Por, gjatë muajit shkurt është paralajmëruar që çmimi i naftës të shkojë deri në 1.60 euro.
Për kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani, ky pritet të jetë reflektim i tregjeve botërore.
“Çmimi është i lartë për qytetarët duke pasur parasysh se në çfarë gjendje ekonomike janë”.
“Sipas njoftimeve që kemi pasur nga organizata OPEC, është dashur që në fund të janarit të ketë stabilizim të çmimeve, por kjo nuk ndodhi. E kemi rastin Ukrainë-Rusi dhe edhe kjo e ka tensionuar dhe ka dhënë shtytje që të rriten çmimet e karburanteve. Kemi rritje të çdo ditë, brenda 24 orëve 25 euro në ton. Nuk pritet që të stabilizohet. Kjo rritje do të vazhdojë”.
Eksperti i ekonomisë Jakup Bellaqa konsideron se rritja e çmimeve rëndon te qytetarët.
Bellaqa tha se kjo rritje ndikon edhe në artikujt e shportës elementare sepse sipas tij këto artikuj importohen nga jashtë.