-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta çon “shkarkimin” në prokurori

Kryesoret

Merr fund beteja ligjore, tani pritet vendimi. Gjykata Kushtetuese ditën e sotme mbylli shqyrtimin dhe dëgjimin e palëve për kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Brenda 30 ditëve do të jepet vendimi. Por përfaqësuesi i Presidentit Bledar Dervishaj akuzoi për manipulim Kuvendin dhe tha se do i drejtohet prokurorisë.

“Sot u mbyll seanca e iniciuar pa të drejtë nga Kuvendi. U provua që Kuvendi depozitoi prova të manipuluara vetëm e vetëm me qëllimin që të rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit dhe kur kjo ndodh me Presidentin, imagjino cfarë duhet të mendojmë ne si qytetarë.

Presidenti ka vendosur ti drejtohet prokurorisë për këtë cështje ashtu si kundër është në drejtën e kuvendit të hetojë dhe gjykata të marrë një vendim të bazuar në kushtetutë dhe ligj.

Për manipulimin e provës së sjellë në 4 shkurt 2021 dhe përgjegjës për këtë është kuvendi” tha Dervishaj.

Pretendimet e Presidentit për manipulim

Urdhri që Kuvendi i depozitoi si provë Gjykatës Kushtetuese, mban datën që mund ta shikoni këtu, 5.5.2021 “Për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 7.5.2021”, ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, meqë u pranua dhe nga përfaqësuesit e Kuvendit në gjykim, ky urdhër mban datën 6.5.2021 dhe jo 5.5.2021! Kjo është ndërhyrja e parë. Edhe ky urdhër në faqen e Kuvendit është në të njëjtin format me nënshkrim të kryetarit të Kuvendit.

Kjo është ndërhyrja e parë dhe pse bëhet kjo ndërhyrje, ose më saktë u parashtrua nga përfaqësuesit e Kuvendit, që provat e reja të sillen për të rrëzuar pretendimin e Presidentit lidhur me shkeljet që ne kishim konstatuar në caktimin e seancës plenare dhe të rendit të ditës. Por kjo nuk është e vetmja ndërhyrje!

Ndërhyrje ka dhe tek pika 20 e këtij urdhri, ku përfshihet projektvendimi për raportin e propozimit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të të Drejtave të Njeriut për ngritjen ose mosngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Kështu thotë kjo pikë 20 e këtij urdhri që u depozitua në formë shkresore, por që ndryshon nga pika 20 e rendit të ditës, të sjellë po në formë shkresore nga Kuvendi në cilësinë e provës në Gjykatën Kushtetuese.

Rendi i ditës përcakton që urdhri është nr. 19, datë 6.5.2021 dhe jo 5.5.2021 siç thotë dhe siç ka depozituar Kuvendi, ndërhyrja e parë.

Rendi i ditës thotë që pika 20 përmban këtë përmbajtje që duhet të shqyrtohet sipas Kuvendit: “Për miratimin e raportit dhe propozimit të Komisionit të Çështjeve Ligjore, për ngritjen e një komisioni hetimor , bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës . Në pamje të parë duket sikur nuk ka ndërhyrje, por ka. Ka. Po të shikojmë me vëmendje nga përmbajtja e rendit të ditës të publikuar në faqe dhe urdhrit të depozituar në formë shkresore, na rezulton se:

– Ky urdhër që depozitoi Kuvendi më 4 shkurt 2022,i është hequr fjala “Miratim”. Nuk ekziston më në përmbajtjen e pikës 20. 

– Fjala “raporti” është zëvendësuar me fjalën “raportit”

– Fjala “propozim” është zëvendësuar me fjalën “propozimin”

– Lidhëza “të” është zëvendësuar me lidhësen “e”

– Pas fjalës “ngritjen” është shtuar fjala “ose mosngritjen”

– Dhe togfjalëshi “bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh” është hequr fare.

Ndërkohë që edhe rendi i ditës i depozituar bashkë me urdhrin e Kryetarit të Kuvendit ka përplasje me vetë urdhrin e Kryetarit të Kuvendit. Pikërisht për këto shkaqe, këto ndërhyrje në prova, ëhstë vlerësuar dhe është kërkuar nga ana jonë si përfaqësues të Presidentit që Gjykata të çmojë vërtetësinë e kësaj prove pasi duket qartë se ka ndërhyrje në të me qëllimin e vetëm dhe që u pranua që kjo provë sillet nga Kuvendi për të rrëzuar pretendimet e Presidentit, me qëllim që të rrëzohen pretendimet e Presidentit të Republikës.

Ndërkohë, qoftë në këtë formë siç e çon Kuvendi, që ka një ndërhyrje, qoftë në këtë formën reale, qëndrimet e Presidentit rezultojnë të bazuara. Seanca plenare është caktuar në më pak se 24 orë , kur detyrimi është 48 orë dhe në rendin e ditës nuk kanë qënë të përfshirë dy akte, por vetëm një akt. Një tjetër shkelje më shumë kjo e Kuvendit të Shqipërisë, vetëm e vetëm të diktuar përmes vullnetit politik që të arrinte ngritjen e një komisioni që nuk mund të funksiononte sipas Kushtetues dhe ligjit për komisionin hetimor.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit