-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngacmoi seksulisht të miturën në Prizren, gjykata e dënoi me 2 vite burg

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prizren, ka dënuar me dy vite të akuzuarit T.Th., pasi ky i fundit më 20 dhe 25 tetor të vitit 2021 kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare në Prizren, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 29 tetor 2021 e tutje.

Në një deklaratë për medie thuhet se i akuzuari me veprimet e tij viktimës i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis frikësues degradues dhe poshtërues.

“Me datë 20 dhe 25 tetor të vitit 2021, ngacmon seksualisht personin tjetër (viktimë e ndjeshme për shkak të moshës), ashtu që i akuzuari T.Th., përfshihet në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës – e moshës 12 vjeçare, në atë mënyrë që me datë 20 tetor në orët e mesditës derisa i akuzuari ishte me biçikletë i afrohet të dëmtuarës e cila ishte e vetme duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi dhe e ngacmon me fjalë, po ashtu me datë 25 tetor në orët e mesditës derisa e dëmtuara ishte e vetme i akuzuari i del para, i bën me vetulla dhe i qeshet në fytyrë, e dëmtuara e frikësuar merr një telefonat, e në atë moment i akuzuari e dëgjon dhe ikën nga aty, veprime këto me të cilat të dëmtuarës i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis frikësues degradues dhe poshtërues”, thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit