-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra apo u vetëvra? Misteri dhe pista e re për djegien e biznesmenit në Elbasan

Kryesoret

Përmbysen hetimet. Burime brenda grupit hetimor bëjnë me dije se ka dyshime se 32-vjeçari Armand Mici, i cili u gjet i shkrumbuar brenda makinës së djegur në Krrabë, mund të jetë vrarë dhe jo t’i ketë dhënë fund jetës në kushtet e depresionit.

Sipas hetimeve dyshohet se 32-vjeçarit mund t’i jetë kërkuar nga persona të tjerë që të çojë 13 litra benzinë në Krrabë, çka vërtetohet dhe nga kamerat e sigurisë në karburantin ku ai është paraqitur për të marrë lëndën djegëse.

I marre në pyetje nga grupi hetimore punonjësi i karburantit që i ka shitur sasinë prej 13 litrash benzinë ka pohuar në deklarimet se 32 vjeçari nuk kishte bërë asnjë veprim dyshues gjatë komunikimit të shkurtër që ka pasur.

Mes të tjerash punonjësi i karburantit thotë se e ka pyetur viktimën pse i duhej një sasi kaq e madhe me benzinë në bidon, ndërsa 32 vjeçari i është përgjigjur se e kishte lënë makina në Krrabë, pra në vendin ku u gjet pa jetë.

Ndërkohë në kamerat e karburantit, viktima shfaqet me makinën në pronësi të tij dhe për të cilën i tha punonjësit të karburantit se e kishte lënë në mes të rrugës në Krrabë në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë.

Fillimisht u raportua nga policia se djegia e 32-vjeçarit ishte një vetëvrasje në kushtet e depresionit, nisur dhe nga fakti se personi kishte shkuar vetë të blinte lëndën djegëse./ Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit