Paraditen e sotme një autobus me pasagjerë për pak sa nuk përfundoi në lumin Shkumbin, në të njëjtin vend që në datë 1 shkurt ra një makinë dhe ndërruan jetë tre persona, ndërsa dy të tjerë u nxorën në gjendje të rëndë.
“5pyetjet.al” ka siguruar pamjet e momentit kur autobusi ka dalë nga rruga si pasojë e rrëshqitjes edhe nga moti i keq.
Vetëm mrekullia e ka shpëtuar. Pasagjerët kanë dalë me shpejtësi jashtë dhe nuk raportohet për të lënduar. Paniku dhe frika ishte e madhe.
Aksi Elbasan-Librazhd është problematik për rënien e gurëve në rrugë sidomos në ditët kur ka reshje shiu, duke u kthyer në burim aksidenti për drejtuesit e mjeteve.
/5pyetjet.al