Katër shqiptarë dhe një palestinez janë arratisur nga burgu në Kretë.
Pak ditë më parë të dënuarit ishin transferuar nga Athina në Hania për të vuajtur dënimin.
Por gjatë natës të dënuarit për vrasje, grabitje dhe trafik droge kanë arritur që të arratisen.
Në momentin që kanë konstatuar largimin, gardianët kanë ngritur alarmin, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tyre.
Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët arrijnë që të arratisen nga burgjet greke.
/5pyetjet.al