Epidemiologu, Ilir Alimehmeti është ndalur tek varianti i ri i COVID-19, Flurona.
Në një analizë në ‘Facebook’ Alimehmeti sqaron se çfarë ndodh kur ka dy viruse në qarkullim.
“Nëse hipotetikisht 10% e popullatës është e infektuar me SARS-CoV-2, siç po ndodh me variantin Omicron, dhe 0.1% e popullatës është me grip, mundësia për t’i pasur të dyja është: 10% x 0.1% = 0.01%.”, bën me dije Alimehmeti.
Referuar disa studimeve të publikuara edhe në faqen e tij në Facebook, epidemiologu sqaron se infektimi i njëkohshëm me grip dhe SARS-CoV-2 është jashtëzakonisht shumë i rrallë dhe në rastet e identifikuara ka prekur persona të rinj që relativisht janë të shëndetshëm.
Por Alimehmeti i kushton rëndësi edhe mënyrës së përhapjes së informacionit, ku shprehet se shumë njerëz u shqetësuan më kot nga emri “Flurona”, duke shtuar se nuk duhet larguar nga fokusi edhe shëndeti mendor.