Presidenti i FIFA, Gianni Infantino këmbëngul në qëndrimin e tij në lidhje me pjesëmarrjen e Iranit në Botërorin e këtij viti, pavarësisht deklaratave të fundit të të dërguarit të Trump, Zampolli për zëvendësimin e Iranit me përfaqësuesen italiane.
“Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës të këtij viti-tha Infantino-dhe arsyeja është shumë e thjeshtë të dashur miq, arsyeja është se ne duhet të bashkojmë. Duhet t’i bëjmë njerëzit bashkë, është përgjegjësia jonë. Futbolli e bashkon botën, FIFA e bashkon botën, ju e bashkoni botën, ne e bashkojmë botën dhe duhet ta kujtojmë gjithmonë se duhet të jemi pozitivë. Duhet të jemi të buzëqeshur, të lumtur. Ka shumë probleme në të gjithë botën. Ka shumë njerëz që duan të ndajnë botën. Nëse askush nuk përpiqet që të bashkojë, çfarë do të ndodhë me botën tonë. Ne duhet ta bëjmë këtë dhe e kemi këtë mundësi. Ne e kemi këtë me pushtetin dhe magjinë e të gjithë ju të bashkuar, sepse së bashku jemi të pathyeshëm”, tha Infantino.









