Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, që u zhvillua online, Lulzim Basha e vendosi theksin te njohja e pavarësisë së Kosovës.
Zyra e shtypit të PD-së, njofton se lideri demokrat tha se dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës t’u mundësohet anëtërësimi i shpejtë në BE.
“Basha kërkoi që këto kohë të trazuara të jenë nxitëse për Europën, që t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe të ushtrojë një ndikim më të madh për njohjen e Kosovës nga vendet që ende nuk e kane bërë dhe përmbylljen e marrëveshjes me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dy vendeve, tu mundësohet anëtarësimi sa më i shpejtë në BE.
Basha theksoi se popujt e rajonit, pa dallim, duan të shohin përpara për të ardhmen e tyre të përbashkët evropiane, dhe të lënë pas të kaluarën tragjike”.
Sa i përket situatës në Ukrainë, Basha theksoi se Partia Demokratike mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për një zgjidhje diplomatike.
“Ne duhet të qëndrojmë krah për krah në aleancën tonë euroatlantike përballë kësaj sfide të rrezikshme jo vetëm për vetë Ukrainën, por edhe për Evropën e me gjerë”,-theksoi Basha.
Për kërcënimet e Rusisë për luftë, lideri i PD-së kishtë këtë mesazh.
“Lufta nuk duhet të jetë kurrë një opsion, ndaj mbetet detyrë e liderëve politikë të përdorin të gjitha mjetet diplomatike dhe të lënë mënjanë kërcënimet e luftës” tha ai.
/5pyetjet.al