Një mobileri në Nikël të Fushë Krujës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës.
Rrethanat në të cilat ka rënë zjarri janë ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Aktualisht, flakët favorizohen nga era dhe rrezikojnë të përhapen edhe në ndërtesa të tjera.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendine ngjarjes dhe janë duke punuar për të vënë nën kontroll flakët.