Në një operacion të zhvilluar ditën e sotme nga Komisariati i Policisë nr. 1 në Tiranë u bë e mundur kapja në flagrancë e 3 personave që kryenin hedhjen e paligjshme të inerteve në zonën Lapidar, Farkë. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Nj. S transportonte mbetjet inerte me një mjet kamionçinë, ndërsa dy shtetasit e tjerë mbikëqyrnin hedhjen e tyre, në ambientin e siguruar nga shtetasi I. F., në zonën e Lapidarit, në Farkë.
Deklarata e plotë e policisë:
– “Tiranë, Finalizohet operacioni policor i koduar “Farka”, për goditjen e krimeve mjedisore.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1
Vihen në pranga 3 shtetas. Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se tre shtetas hidhnin mbetje inerte në zonën e Lapidarit në Farkë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Farka”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:I. F., 28 vjeç, F. K., 38 vjeç dhe Nj. S., 57 vjeç, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve” kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Nj. S. transportonte mbetjet inerte me një mjet kamionçinë, ndërsa dy shtetasit e tjerë mbikëqyrnin hedhjen e tyre, në ambientin e siguruar nga shtetasi I. F., në zonën e Lapidarit, në Farkë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamionçina me të cilën transportoheshin mbetjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ka njoftuar Policia e Shtetit.