Krimi në familje ditën e sotme tronditi Fierin. Një 50-vjeçare u vra nga burri me thikë pas sherrit në familje, që sipas autorit kishte ardhur nga xhelozia. Petrit Manaj dhe Valdete Manaj jetonin në lagjen e Sheqit të Madh në Fier. Prindër të dy djemve, një prej të cilëve në emigrim, kishte ikur dje në Gjermani.
Gruaj punonte si shitëse në një dyqan veshjesh në qytetin e Fierit. Në momentin e ngjarjes ata ishin të vetëm në banesë. Pas debatit, Petriti e ka goditur gruan disa herë në zemër dhe pjesë të tjera të trupit duke i marrë jetën në vend me thikën e bukës. Më pas tentoi ta inskenonte për ta paraqitur si vetëvrasje.
Pas krimit, bashkëshorti i viktimës ka shkuar në lokal dhe ka ngrënë bukë, që ta shikonin të tjerët. Më pas kur është kthyer në shtëpi, njoftoi vëllanë polic duke i thënë se gruaja i kishte vrarë veten nga depresioni.
Por ekspertiza paraprake zbuloi se nuk ishte vetëvrasje, por vrasje. Përballë hetuesve, Petrit Manaj është dorëzuar duke e pranuar se ishte ai që e vrau bashkëshorten dhe si justifikim ka dhënë arsyen e xhelozisë.
/5pyetjet.al