Gjatë 24 orëvë të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se janë regjistruar 787 raste të reja me coronavirus dhe dy kanë humbur jetën.
Gjithsej janë bërë 5082 testime dhe sipas kësaj shifre i bie qe që 15.48 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë për COVID-19.
Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se janë shëruar edhe 3,613 pacientë.
Aktualisht, në Kosovë 20,995 janë raste aktive me koronavirus.
MSH-ja po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë administruar 1,754 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat nga mosha 18-vjeçare, të cilët para tre muajsh janë imunizuar me dy doza të vaksinës.
/5pyetjet.al