Deputetët demokratë të cilët ishin pjesë e Komisionit Hetiomor për inceneratorët, pas mbledhjesë kanë shkuar për të parë nga afër punën e inceneratorit të Fierit.
Dhurata Çupi, deputetja demokrate tha se objekti i Komisionit Hetimor ka qenë ndjekja e procedurave ligjore, kontrata koncesionare, si kanë kaluar 28 milion euro nga buxheti i shtetit tek koncesionarët.
“Objekti nuk punon, nuk është funksional. Depozita e mbetjeve është bosh. Kontrata është lidhur në 2016, duhet të përfundonte në 2019 dhe jemi në 2022. Shikoni, po përpunohet sot. Verifikohet qartë ajo që ka denoncuar opozita”, deklaroi Çupi.