-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“S’kemi besim te shteti”, vajza e ish-deputetit: Jap 25 mijë euro nëse më tregoni vrasësin

Kryesoret

Familja e Pashko Ujkës, ish-deputetit që u vra më 29 Nëntor 2021 në Shkodër, ka vendosur që të japë shpërblim për këdo që jep informacione rreth autorit të ngjarjes.

Lajmin e ka bërë të ditur për emisionin Uniko, vajza e Pashko Ujkës, Ledisia Ujka.

Kjo e fundit bëri të ditur se familja e saj ka vendosur që të ofrojë 25 mijë Euro shpërblim për këdo që jep informacione dhe të dhëna për autorin e vrasjes së Pashko Ujkës.

Familja Ujka ka vendosur në dispozicion edhe numrin +355 67 61 75 086, duke garantuar anonimatin për cilindo qytetar që jep informacione.

Vajza e ish-deputeti thotë se kanë vendosur numrin e tyre personal dhe jo të policisë për arsye se nuk kanë besim. Ledisia Ujka ka theksuar gjithashtu se dosjen e vrasjes së Pashko Ujkës do ta hapin edhe në Itali për arsye se ish-deputeti ka patur nënshtetësi italiane.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit