-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emily zbulon surprizën për Ilirin pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Kryesoret

Emanuela Morini dhe Emily Shaqiri ishin në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up” në Top Channel. Bashkëshortja dhe vajza e Ilirit Shaqirit zbuluan se si e pritën lajmin që balerini ishte një nga finalistët e parë të “Big Brother VIP”.

“Me britma gëzimi, po dridheshim sepse nuk e dimë se çfarë pëlqen publiku. Gjërat ndryshojnë sipas dinamikave në shtëpi Jemi të lumtura”, thanë ato.

Gazetarët: Emily, kur Iliri ka dëgjuar këngën tënde është prekur, ti si e përjetove?

Emily: Nuk është e bukur kjo gjë se më merr malli edhe mua, qaj edhe unë. Duhet edhe dy javë që të mbaroj dhe me zor po pres

Gazetarët: Për çfarë të pyesin shokët dhe shoqet në lidhje me babanë?

Emily: Kur do mbarojë? Si po shkon? Bëjnë tifo për të. Miqtë e mi e njohin dhe e dinë se sa i mirë që është.

Gazetarët: Emanuela, nëse do të jepej lajmi se BB VIP do të shtyhej për një muaj, do pranoje?

Emanuela: Jo. A nuk u lodhët ju duke e parë? Le të vij një herë në shtëpi, pastaj të rikthehet aty

Gazetarët: Emily, ke menduar ti dedikosh një këngë babait?

Emily: Do të jetë një surprizë. Kam menduar, pasi im atë është një nga figurat më të rëndësishme në jetën time. Ai dhe mami, kam menduar.

Emanuela: Ekziston një projekt që e kemi ndër mend, por tani Emily është mes shkollës dhe punës. Është në një projekt filmi, në kërcim dhe kanto.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit