Pas një operacioni të befasishëm policor në Kretë dhe shërbimeve të tjera, tre nga pesë të dënuarit që arritën të arratiseshin nga ambientet e paraburgimit në Chania, Kretë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme.
Sipas medieve greke tre nga katër shqiptarët janë arrestuar teksa tentonin të takonin në person.
Konkretisht bëhet fjalë për 43 vjeçarin shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe grabitje, një 32 vjeçar po shqiptar i dënuar për grabitje dhe një 29 vjeçar dhe ky shqiptar i dënuar për drogë.
Pas arrestimit të tre shqitparëve, policia greke sekuestroi sasi të vogla kanabis dhe heroinë të cilat kishin arritur t’i blinin, si dhe një thikë të cilën e dispononte njëri prej të arrestuarve.
Gjithashtu është gjetur makina e dytë, e cila ishte vjedhur nga fshati Sises i Rethymnos, e cila po hetohet.
Në të njëjtën kohë, për kapjen e dy të burgosurve të tjerë kontrollet janë shtuar, në porte dhe aeroporte.
Tipike janë pamjet nga porti i Heraklionit, ku Roja Bregdetare dhe Policia greke, kryejnë kontrolle të imta në të gjitha mjetet dhe veçanërisht ato të rënda për lokalizimin e tyre.
/Syri