-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i Autoritetit të Konkurencës ‘justifikohet’ pse nuk gjobiti bizneset për rritjen e çmimit të bukës

Kryesoret

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka dalë përpara Komisionit të Ekonomisë ku po jep argumentet e tij se përse nuk u gjobitën fabrikat e miellit, edhe pse kishin rritur çmimin bllok. Sipas tij, rritja e çmimeve në bllok nuk është një provë që vërteton se ka një marrëveshje të fshehur, por mund të ketë ardhur edhe si pasojë e rrethanave objektive.

“Ne nuk rregullojmë çmimet, nga e gjithë doktrina apo jurisprodencë, nga përvoja e homologëve tanë është një institucion gati gjyqësor, që ndodh fenomeni dhe pastaj ka një vendimmarrje që mund të ta rregulloj situatën”. e nisit fjalën e tij z. Biba.

“Në 2020 përmes kërkimit të një subjekti ne nisëm një monitorim të tregut, pas monitorimit të tregut të importit të grurit dhe miellit, është vlerësuar nga Komisoni i Konkurrencës që hetimi paraprak ka disa premisa dhe meriton që tregu që të hetohet më gjerësisht, më pas në korrik të 2020 është mbledhur Komisioni, është përgatitur raporti, kujtojmë që ka qenë një periudhë pandemie dhe një pjesë e mbledhjeve bëhet në online dhe intensiteti i debateve nuk ka qenë ky që është sot, ky në 2021 është më voluminoz.

Gjithashtu ai shtoi se:

“Si përfundim është vendosur që ka element të sjelljes së bashkërenduar megjithatë nuk ka vlerësuar që të gjobisë subjektet dhe është lënë tregu dhe këto 4 subjekte, që dominonin rreth 70-80% të tregut, janë marrë në monitorim, por pa i vendosur gjoba.”

Në korrik të 2021, maturohet koha 1 vjeçare dhe Komisioni kishte detyrimin që të shihte se çfarë është bërë gjatë kësaj periudhe. U përgatit një raport nga sekretariati, që është një lloj policie apo prokurorie dhe Komisioni që është në rolin e gjykatës. Debati ka qenë i ashpër, për fat të keq gjoba rodhi në media para se të mësonim dhe ne vetë anëtarët e konkurrencës, ishte në nivele teper të larta, por jemi sensibël se nuk duam të konsiderohemi si institucion që ka qëllim gjobitjen, gjoba është për ndëshkimin, po jo qëllim primar, primari është efikasiteti i tregut. Nuk do i gjeni se janë të redaktuara se nuk përbëjnë interes publik disa batuta apo diskutime të pavlera nga ai konkret, por të gjitha fjalët tona ku kemi argumentuar janë aty, argumentet e gjithsecilit. Disa prej anëtare, unë një ndër ta, nuk krijuam bindje, kuptuam se dicka nuk shkonte, problematikat janë në atë treg, por në mungesë të një prove konkrete vetëm me një indicie që ishte cmimi, po pa analizë të kostos, si u arrit në këtë çmim, kostot e transportit janë të njëjta, duke qendruar në disa episode të ngjashme, jo të njëjta, por nuk kishte numri i operacione ishte 684, apo 600 mijë, apo 6 milion operacione, duke qenë se element të tillë nuk dilnin nga raporti, nuk e gjetëm disa nga ne, kishte problematike, por në respekt të materialit nuk mund të merrnim një vendim, jo të vendosnim gjobë ose jo. Kam kërkuar ose shtyrjen e mbledhjes ose shtyrjen e hetimit edhe me një 1 vit. Të jepnin vendimin për populiziëm, por që më pas do rrëzoheshin nga gjykata.” Përfundoi Denar Biba.

Rritja e çmimit të bukës në Shqipëri, përfaqësuesja e Autoritetit të Konkurrencës: Shkak tregjet ndërkombëtare! Gjatë pandemisë shtetet në botë vuajtën për bukë se mungonte gruri

Përfaqësuesja e Autoritetit të Konkurrencës  ka sqaruar se nuk kanë gjobitur subjektet që rritën çmimit. Ajo bën fajtore tregjet ndërkombëtare që rritën çmimin e që u reflektua edhe në tregun shqiptar.

“Çmimet ndiqnin njëri-tjetrit dhe kishin një lloj sjelljeje të bashkërenduar dhe ishte çmimi ai që na çoi në këtë konkluzion, ne kemi adaptuar një rregullore, në 2021 çmimi i grurit rritet, ose të paktën në periudhën që u morën në hetim, ka qenë periudhë pandemie, ka pasur shtete që kanë vuajtur për bukë për shkak të mungesës së grurit.  Në 2021, ndryshuan tregjet, çmimet ku kanë qenë në një trend rritës. Elementi i çmimit është vetëm një pikë në oqean, për të kuptuar nëse është një ka marrëveshje, fitimet e kompanive ishin vetëm 1.5. Nuk ishim në gjendje të jepnim një verdikt final”, tha ajo.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit