-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Loja e grekëve për të fajësuar shqiptarin: Na futën në kurth

Kryesoret

Mediat greke vijojnë që t’i kushtojë faqen e parë ekzekutimit të të riut Alkis Kampanos pak ditë më parë në Selanik nga një bandë huliganësh, mes të cilëve ishin edhe dy shqiptarë, njëri prej të cilëve dyshohet se u arratis duke ardhur në atdhe.

Ai sot u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke. Ndërkohë që vijon që të përballet me drejtësinë 23-vjeçari tjetër shqiptar që është arrestuar. Ai fillimisht u akuzua si vrasësi i grekut, por shenjat në hanxharin e gjetur në vendin e ngjarjes dhe dëshmitë ndryshuan rrjedhën.

Tashmë i dyshuari kryesor për krimin është një grek 21-vjeç. Por ai së bashku me të rinjtë e tjerë grekë tentuan t’ia hedhin fajin shqiptarit, por ky i fundit tregoi me detaje të gjithë kronologjinë e ngjarjes duke pranuar se ishte i pranishëm, por nuk ishte ai që qëlloi Alkis Kampanos.

Njëri prej shokëve të grekut që u vra u pyet nga hetuesit nëse ishte shqiptari ai që e qëlloi Alkis Kampanos? Por ai u shprehu se nuk ishte në gjendje ta dallonte më pas tregoi si ndodhi ngjarja.

“Nuk e kam parë kurrë në jetën time. Nuk jam në gjendje të njoh asnjë nga ata që na sulmuan. Vetëm ai që na pyeti i pari se çfarë ekipi jeni? Ndoshta nga zëri mund ta dalloj. Jam i sigurt se motivi i sulmit ndaj nesh është fanatik. Megjithatë, ne nuk jemi të organizuar dhe as nuk kemi qenë ndonjëherë të përfshirë në trazira.

Atë natë, unë dhe Alkisi pimë një birrë. Pjesa tjetër e shoqërisë sonë nuk kishte pirë alkool. Nuk kishte pasur trazira me askënd më parë, as nuk kishte arsye për gjithçka që na ndodhi” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit