Këtë të mërkurë koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka dërguar emrat e kandidatëve të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit.
Ndërkohë kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, KQZ nuk pranoi të regjistronte si pjesë të koalicionin nismën e Sali Berishës, pasi logot dhe simboli me të cilët përfaqësohet i përkasin Partisë Demokratike. Ndërkohë që dokumentet e për regjistrimin e kandidatëve mbajnë vulën e LSI-së.
Lista e kandidatëve të Berishës për zgjedhje:
Elton Bano (Lushnje),
Bardh Spahia (Shkodër),
Premtim Kryemadhi (Dibër),
Ardian Muka (Durrës),
Hekuran Xhani (Rrogozhinë)
Lulzim Vrana (Vorë).