Deputetët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët ditën e sotme kanë mbërritur në inceneratorin e Elbasanit.
Të gjithë bashkë janë nisur drejt qytetit të Elbasanit pas mbledhjes që shoqërua me debate të forta mes kryetares Jorida Tabaku dhe nënkryetares Ermonela Felaj.
Gjatë inspektimit, përfaqësuesi i Incerenatorit të Elbasnit ka bërë një shpjegim lidhur me mënyrën sesi funksionon ky impiant duke sqaruar se deri më tani 5 bashki të këtij qarku depozitonin mbetje ndërsa mungonin 2 bashki të tjera.
Nëse edhe këto të fundit do të depozitonin mbetje atëherë do të arrihej kapaciteti prej 120 ton. “Pjesët që dëmtohen nuk shpërdorohen por cohen për riciklim. Vijnë rreth 105 ton. Aktualisht sjellin mbetje, 5 bashki të qarkut Elbasan. Deri në datën 16 dhjetor, kostoja e depozitimit të mbetjeve ka qenë zero.
Pra mbetjet e riciklueshme nuk dëmtohen por dërgohen aty ku duhet. Kapaciteti shkon deri në 120 ton, nëse do sjellin edhe 2 bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit atëherë plotësohet kapaciteti. Janë rreth 50 punonjës sepse puna është 24 orë dhe 365 ditë në vit sepse po u ndez impianti është gjatë gjithë kohës në përpunim. Ndërkohë mbi 4000 pemë janë mbjellur në këtë zone”, u shpreh përfaqësuesi i inceneratorit në Elbasan.
/5pyetjet.al