Rezistenca funksioni. Kryeministri Edi Rama pranoi ditën e sotme që të dëgjojë dhe diskutojë me një grup banorësh të lagjes së “5 Majit” që i kishin bërë pritë në hyrje të parlamentit.
Kreu i qeverisë ndaloi mes turmës dhe u kërkoi tre përfaqësues për të folur brenda Kuvendit. Nënë Liza, që është kthyer në simbolin e rezistencës së bashku me dy persona të tjerë u futën brenda.
“Kush do të vijë me mua brenda? Të vijnë tre veta. Nëna dhe dy të tjerë, ejani me mua” tha Rama.
Gjatë ecjes në këmbë drejt hyrjes së parlamentit, nënë Liza i kërkoi Edi Ramës shtëpi dhe të mos e lënë në mes të katër rrugëve.
“Zoti kryeministër, mezi kemi ndërtuar shtëpitë. Unë dua shtëpinë time. E kam pasur tre kate. Është në proces legalizimi. Ti na the do i legalizojmë të gjitha” i tha ajo.
Një grup banorësh të lagjes së “5 Majit” që preken nga projekti vijojnë protestën prej disa javësh pasi kundërshtojnë marrëveshjen me bashkinë.
/5pyetjet.al