Një grup prokurorësh belgë ndodhen në Tiranë prej dy ditësh për hetimet e dosjes “Toyota Yaris”, ku më parë është marrë në pyetje edhe Lulzim Basha, por që autoritetet shqiptare e mbyllën.
Për këtë dosje nuk kanë munguar muajt e fundit sulmet e Sali Berishës kundër liderit të PD-së. Ndërkohë që sot në parlament ishte radha e socialistëve për të goditur Lulzim Bashën.
“Nuk e kanë fajin prokurorët belgë që vijnë këtu për të hetuar çuditë e Lulzim Bashës” tha Elisa Spiropali.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjithashtu ia kujtoi gjatë replikave po në Kuvend. “Sa për dosjen 184, që unë nuk kam asnjë lloj kompleksi. Zoti Basha, je në rregull ti sa jam unë në rregull me drejtësinë.
Nëse je edhe ti sa unë, je në rregull. Unë nuk i shmangem drejtësisë me procedurë dhe nuk i injoroj thirrjet nga organet brenda dhe jashtë vendit” i tha Manja.
“Çoju cigare shokut te 313. Çoju cigaret shokëve tek 313”.
Kështu iu përgjigj Lulzim Basha, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke e thumbuar për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe arrestimin e Lefter Kokës. “Do ta bie dhe ty”, u përgjigj Manja.
/5pyetjet.al