Debati sot në Kuvendin e Shqipërisë ishte i fortë dhe i nxehtë, mes shumicës dhe opozitës, por edhe vetë së djathtës.
Kryeministri Edi Rama mungoi, por Sali Berisha nuk la pa e akuzuar, teksa foli për arrestimin e ish-gjeneralit të Guardia di Finanzia, Fabrizio Lisi.
Berisha e cilësoi si mikun e sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agaçi dhe shtoi se “antimafia italiane është duke iu afruar me hetime Edi Ramës”.
“Së pari kreu i Meduzës nuk ndodhet këtu, sepse Don Agaçio (Ëngjëll Agaçi) me gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin, kur unë i vura emrin dhuratëmadhi, e kisha fjalën si e lumturoi komshiun e vet.
Unë e falenderoj Antimafian italiane, që po ecën drejt kreut të Meduzës, dhe ai nuk mund të ishte këtu sot në sallë, nuk e mbron askush, antimafia italiane është në veprim” tha Berisha.
/5pyetjet.al