Policia e Kosovës ka raportuar për një rast sulmi seksual ndaj një të miture në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të Policisë, viktima femër, e mitur ishte raportuar ditë më parë si e humbur.
Ajo është intervistuar dhe ka pranuar se ka qëndruar me të dyshuarin mashkull kosovar i mitur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në paraburgim.
Në raport kjo është cilësuar si sulm seksual, por që nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.