Për shkak të ngatërrimit të dokumentacionit, dy viktima të COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK janë varrosur gabimisht në Komunën e Prizrenit.
Nga policia kanë konfirmuar se dy viktimat janë zhvarrosur, ndërsa për rastin janë arrestuar dy punëtorë të kompanisë që merret me transportimin e trupave të pajetë.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha: “Këtë e ka kryer kompania e cila ka qenë e autorizuar për transportin e tyre. Janë zhvarrosur, është njoftuar prokurori i shtetit dhe lidhur me këtë rast janë dy persona të arrestuar të kompanisë.
Ndërsa, nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës kanë treguar për Express se dyshohet se është përzier dokumentacioni mjekësor i pacientëve të cilët kanë vdekur në Klinikën Infektive.