Sot në Kuvendin e Shqipërisë pritet që të kalojë zgjatja e komisioneve të vettingut.
PS dhe grupi i PD-së kanë deklaruar votën pro. Grupi i Berishës dhe LSI kundër. Por kritik me vettingun ka qenë edhe ish-kryetari i reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.
“Raportohet se ka probleme me ritmin, shpejtësinë për çështje prioritare me vonesa dhe zvarritje të qëllimshme për disa prej tyre.
Ashtu sikur ka perceptime dhe akuza publike në disa raste për disa komisionerë të veçantë për cenim të paanshmërisë objektivitet për gjykimin me dy standarde, nënshtrim ndaj presioneve etj.
ONM mund e duhej të luante një rol shumë më proaktiv në gjykimin e ndëshkimin e praktikave të tilla” tha Xhafaj.
/5pyetjet.al