11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Linjë ajrore Shkup-Sofje, autoritetet e dy vendeve diskutojnë detajet

Kryesoret

Delegacioni i udhëhequr nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot dhe nesër do të qëndrojë në Sofje, ku do të mbahet takimi i grupit për transport dhe infrastrukturë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Raportohet se në takim do të diskutohet për linjën ajrore të paralajmëruar nga Sofja në Shkup, si dhe për çështje me interes të përbashkët në fushën e trafikut rrugor, lidhjes së transportit dhe digjitalizimit.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nesër pritet të mbërrijnë delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, së bashku me operatorët turistikë.

Fluturimi Shkup Sofje do të jetë i pari i kësaj linje e cila pritet të fillojë të funksionojë muajin e ardhshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit