Komisioni i Rithemelimit të PD-së, me anë të një njoftimi për mediat, deklaroi se “sot më shumë se kurrë shqiptarët dhe demokratët panë se si në shpërfillje të plotë të rregullave për ndryshimet kushtetuese, Lulzim Brava votoi sot zgjatjen e vettingut, të cilin ai më parë e quante si “Projektin Mafioz të Reformës në Drejtësi”.
Deklarata
“Sot më shumë se kurrë shqiptarët dhe demokratët panë se si në shpërfillje të plotë të rregullave për ndryshimet kushtetuese Lulzim Brava votoi zgjatjen e vetingut, të cilin ai më parë e quante si “Projektin Mafioz të Reformës në Drejtësi”.
Edi Rama nuk i dha asnjë shans pengut Basha përveçse të mbyllte gojën dhe si një qenie pa dinjitet, të ngrinte kartonin për të zgjatur mandatin e familjarëve të ministrave të Partisë Socialiste në organet e vetingut.
Ky projekt futi drejtësinë shqiptare në kolaps të rëndë, krijoi një stok prej 115 mijë dosjesh gjyqësore dhe u mohoi shqiptarëve të drejtën themelore për një proces gjyqësor të drejtë, bllokoi procesin e integrimit, shndërroi Shqipërinë në epiqendër të trafiqeve drejt Europës dhe bllokoi investimet e huaja.
Sot në parlament, shqiptarët dhe demokratët panë versionin më të shëmtuar të një opozite fasadë, të marrë peng nga pushteti, e cila në diktatin e Edi Ramës detyrohet t’i thotë pengmarrësit dajë dhe t’i sigurojë atij votat për kapjen e plotë dhe përfundimtare të sistemit të drejtësisë.
Sot të gjithë u bëmë dëshmitarë se paterica e vërtet e Edi Ramës ka emrin dhe fytyrën e pengut të tij Lulzim Brava!
Partia Demokratike e bashkuar me aleatët e saj në Shtëpinë e Lirisë u bën thirrje të gjithë shqiptarëve dhe demokratëve që në 6 Mars të bashkohemi jo thjesht dhe vetëm për të zgjedhur kandidatin më të mirë, por për ti dhënë fund narkoshtetit të Edi Ramës dhe opozitës fasadë të regjimit të tij, që ka vetëm logon dhe fytyrën e Lulzim Bashës”.