-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama komenton votën për vetingun: Llumi do të pastrohet deri në fund

Kryesoret

Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së këtë të enjte, kryeministri Rama komentoi edhe zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. Ai tha se çdo gjë që bashkon është pozitive duke shtuar se ka ende shumë llum për të pastruar në gjykata.

“Çdo gjë që bashkon është diçka pozitive, arsyet qysh, tek, nuk kanë rëndësi përpara faktit. Ka qenë një proces i dhimbshëm, nuk ka qenë proces perfekt, është proces pastrimi. Atyre që thonë qysh, tek, u them që në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi. Për të ndërtuar një sistem drejtësie të drejtë duhet një durim i madh për ta zbatuar. Ajo që kemi bërë në pak vite është e paprecedentë. Kemi ecur me një shpejtësi të skëterrshme. Lajm i mirë zgjatja e mandatit. Ka akoma shumë llum në gjykatat e shkallëve të para dhe të dyta”, tha Rama.

Ndërsa u ndal te pyetësori i Këshillimit Kombëtar dhe zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Rama u shpreh: “Ne nuk po ju themi njerëzve na jepni opinione për vendime që shkojnë përtej nesh që ti përdorim për luftë politike. Jo. Ne po i themi njerëzve për të gjitha këto çështje kemi dilema, në të dyja rrugët që do ndjekim ka argumente, fjala vjen duhet apo jo ta legalizojmë kanabisin mjekësor. Deri tani kemi ndjekur rrugën e JO-s, por ndoshta duhet të ndjekim rrugën e Po-s. Nga përçarja e vazhdueshme nuk kemi nxjerrë maksimumin tonë si komunitet, si shqiptarë. Kemi folur për numrat. Ju e dini që kemi një mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor. Kemi folur për pozicionin tonë në 6 bashkitë. Pozicioni është realitivisht mirë. Patronazhistët janë njerëz si ju, që bëjnë punën e tyre në terren. Besoj që do kemi rezultat shumë pozitiv”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit