-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Dy prioritetet e PD-së, reforma territoriale dhe reforma zgjedhore

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji foli ditën e sotme se asnjë negociatë nuk ka të fshehtë.

Ai tha se të gjitha diskutimet në lidhje me reformat ë kërkuara nga Partia Demokratike janë bërë në kuvend dhe dy prioritetet janë reforma territoriale dhe reforma zgjedhore.

“Asnjë negociatë nuk ka të fshehtë. Dihet që gjithë diskutimet janë bërë në Kuvend në lidhje me reformat e kërkuara nga PD.  Dy prioritetet e Partisë Demokratike janë reforma territoriale dhe reforma zgjedhore. Që të dyja te cilat futen sot dhe miratohen besoj ne Kuvendin e Republikës së Shqiperisë”, tha Salianji.

Ai u shpreh me tej se reforma territoriale jep cilësi shërbimi, ndalon abuzimin me punonjësit ndërsa prioriteti kryesor i reformës zgjedhore është që zgjedhjet te jetë të lira dhe të ndershme.

“Për të vazhduar më tej reforma territoriale jep cilësi shërbimi, për të ndaluar abuzimin me punonjës pa kriter per ti dhene me shume mundësi per te marrë ndihmë ekonomike qytetarët dhe për ta kthyer shërbimin tek qytetaret, tek kryetaret e bashkive. E njëjta gjë është për reformën zgjedhore. Një prej prioriteteve kryesore për çdo qytetar dhe kryesisht për partitë garuese në zgjedhje për të kthyer votat të lirë në themel dhe për të bërë të mundur që të kemi zgjedhje te lira dhe të ndershme”, shtoi deputeti i PD-së.

Gjithashtu Salianji shpjegoi se reforma territoriale dhe reforma zgjedhore nuk lidhen nga pikëpamja formale por i bashkon interesi publik.

“Janë çështje të cilat nuk lidhen me njëra-tjetrën në pikëpamjen formale por janë çështje që i bashkon interesi publik dhe ne do votojmë për interesin publik. Nuk e votojmë në këmbim, e ritheksoj votimi i vetingut është në interes të Shqipërisë për të hapur negociatat”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit