Ministrja e Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, përmes një statusi në llogarinë e saj në ‘Facebook’ ka dhënë lajmin e madh.
Ajo tregoi se tenori i famshëm kosovar, Ramë Lahaj do të mbajë një koncert në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Amfiteatrin Milenium në Dubai.
Ajo gjithashtu ftojë të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës që duhan të bëhen pjesë e kësaj ceremonie e t’i marrin biletat falas në për të hyrë në ”EXPO 2020 Dubai”.
Rame Lahaj do të mbajë koncert në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2022 në Amfiteatrin Milenium në Dubai, prej orës 21:30 (18:30 – zona kohore e Kosovës).