Partia Demokratike, e cila votoi pro zgjatjes së afateve të organeve të vetingut në seancës e kësaj të enjteje në Kuvend. i konsideron personat që janë shpallur “non grata” dhe ata që pritet të shpallen, si burracakë dhe pengje të korrupsionit.
PD thekson se sot çdo shqiptar e ka të qartë, nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën në pushtet.
“Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere. Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi.
Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.
Koha e non gratave të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere.
Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën”, mbyllet deklarata e PD.