Shtyhet afati i organeve të vettingut.
Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme ka votuar me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenim projektligjin për zgjatjen e afatit të komisioneve që bëjnë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
PS dhe PD bashkuan votat, ndërsa LSI dhe Sali Berisha deklaruan pozicionin e tyre kundër.
Por sot në Kuvend përpos vettingut, u votuan edhe dy kushtet e Lulzim Bashës për të miratuar në këmbim zgjatjen e afateve për organet e drejtësisë.
Komisioni për reformën territoriale u miratua me 120 vota pro, 0 abstenim dhe 3 kundër. Ndërsa komisioni për reformën zgjedhore u miratua me 119 pro.
Dy komisionet ishin kusht i PD-së për të votuar zgjatjen e vettingut.
/5pyetjet.al