Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me bizneset dhe banorët e lagjes Zdrale.
Teksa ka shpërndarë në facebook disa foto përkrah qytetarëve, Bushati thekson se beteja e demokratëve nuk është thjesht një sfidë, por është mision.
Kandidati i PD-së thekson gjithashtu se Shkodra duhet të ndryshojë për mirë dhe së bashku me qytetarët do ta arrijë atë.
“Në lagjen e Zdrales, për të ftuar secilin prej jush të bëhet pjesë e ndryshimit të Shkodrës. Beteja jonë nuk është thjeshtë një sfidë. Është mision. Shkodra duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë për mirë. Së bashku do ta ndryshojmë.
Përgjigja e shkodranëve për ndryshimin, është oguri më i mirë i fitores sonë”, shkruan Bushati në facebook.




/5pyetjet.al