-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të thyhet “mbreti”? Dy rivalët përballë Dukës dhe 12 kandidatët për në Ekzekutiv

Kryesoret

Ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për postin e presidentit të këtij institucioni dhe Komitetit Ekzekutiv për zgjedhjet e 3 marsit. Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova janë përballë për të marrë drejtimin e FSHF-së. Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv  të FSHF janë 12, mes tyre edhe gazetarë.

NJOFTIMI I FSHF

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Verifikimit, që kishte në axhendë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në përfundim të mbledhjes, që erdhi një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e Presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e kandidatit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm personat e mëposhtëm:

Armand Duka

Dritan Shakohoxha

Sulejman Starova

Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv  të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qenë zyrtarisht në garë, së paku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:

Abdyl Kuriu

Anila Basha

Arben Dervishaj

Fatbardh Jera

Envi Hicka

Ermal Tahiri

Ervin Canollari

Gjergji Petro

Lutfi Nuriu

Pano Xhixho

Vasil Bicaj

Ylli Ҫekiҫi

Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit