-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do ta lejonte Beniadën ta “prekte”, njësoj siç bëri Xheisara? Arbri habit me përgjigjen

Kryesoret

Arbër Sulstarova ishte një prej konkurrentëve të “Big Brother Albania VIP” të këtij edicioni të parë, qëndrimi i të cilit nuk zgjati shumë në shtëpi.

Megjithatë, Arbri mori vëmendjen e madhe të publikut për mprehtësinë e tij, për shoqërinë e krijuar me Ilirin si dhe për debatin e famshëm me Xheisarën.

Konkurrenti i kërkoi Xheisarës gjatë qëndrimit në shtëpi që ajo “t’i mbante larg duart” prej tij, pasi sipas Arbrit e kishte tepruar disa herë me prekje të papërshtatshme.

Ata patën një debat në dhomën e rrëfimit, ndërsa diskutimi mori përmasa akoma më të mëdha kur u përfshinë edhe banorët e tjerë.

Teksa Xheisara i shpjegonte se ishte tipi i saj i hedhur me të tjerët dhe veprimi ishte pa të keq ose pa qëllim ngacmimi, Arbri u shpreh se ishte i dashuruar jashtë shtëpisë, ndaj shqetësohej si partnerja e tij do t’i shihte këto prekje.

Mirëpo, do ta lejonte Beniadën ta prekte njësoj siç bëri Xheisara?

I ftuar në emisionin “Braking Top News”, ish-konkurrenti ka habitur me përgjigjen e tij, teksa është shprehur:

“Në fillim jo, mbase po ta njihja me shume do e lejoja, deri ne një kufi…”

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit