-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

11 vite burg për “skifterin” që grabiti 60 banesa në Francë

Kryesoret

Bardh Hoti është dënuar nga SPAK me 11 vite burg, për grabitje e 60 shtëpive në Francë, të cilat kryheshin në bashkëpunimi dhe me disa shqiptarë të tjerë

Në maj 2019, policia franceze e arrestoi së bashku me Bardh Hotin dhe Besnik Fufin, Aleks Markun dhe Alfons Përkolan.

Policia franceze zbuloi se për 3 muaj në vitin 2018, Bardh Hoti së bashku me grupin e hajdutëve kishin grabitur 60 shtëpi në qytetin e Nensit. Sipas të dhënave, ata mbështeteshin nga një familje nga Kosova, e cila bashkëpunoi me drejtësinë për zbulimin dhe arrestimin e plotë të “grupit të skifterëve”.

Autoritetet e rendit francez akuzojnë Hotin se ka vjedhur 150 mijë euro (70 mijë euro cash dhe sende me vlerë). Gjatë operacionit, policia përllogariti se vlera totale e parave dhe sendeve të çmuara shkon në 300 mijë euro.

Ndaj grupit të arrestuarve u ngritën akuzat e “vjedhjes”, “pastrimit i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal. Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkoi 11.4 vite burg për Bardh Hotin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit