-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori bën bashkë Bashën dhe Berishën, PD në Sharrë: Ku është Stela me Klodin?

Kryesoret

Deputetët demokratë, të PD-së që drejtohet nga Lulzim Basha dhe grupit të Sali Berishës janë bërë bashkë dhe kanë shkuar në inceneratorin e Tiranës për të parë nga afër se cfarë ndodh. Pas debatit me një nga inxhinierët teknikë, Elton Balli, Jorida Tabaku dhe Belind Këlliçi i kërkuan llogari ekspertit, ku ndodhet Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, dy persona që janë në kërkim ndërkombëtar për këtë aferë.

“Klodian Zoto, Stela Gugallja, ku ndodhen? Erdhëm që erdhëm thamë mos gjejmë ndonjë kriminel këtu brenda, se janë në kërkim ndërkombëtar” tha Tabaku.

Stela Gugallja, pronare e kompanisë “Albtek Energy” të inceneratorit të Elbasanit dhe Klodian Zoto, pronar i ITS, dy persona që u shfaqën nga asgjëja për të përfituar me propozim të pakërkuar tre koncesione të mëdha për trajtimin e mbetjeve urbane në Elbasan, Fier dhe Tiranë sot janë në kërkim pas arrestimit të Lefter Kokës.

Më tej, Tabaku tha se në Sharrë nuk bëhet incenerim, por vetëm selektim i mbetjeve. “Këtu nuk kryhet incenerim. Mund të ketë bojatisje, akacje dhe kodra me pemë, por procedura dhe 135 pagesat nga thesari i shtetit tregon se këtu kryhet një proces mbi menaxhimin e mbetjeve me standardet ndërkombëtare, por kjo kontratë nuk zbatohet. Ka një proces që ndodh në landifll, por jo incenerimi.

430 mln euro kushton ky koncesion. Sot është paguar 35 mln euro, por nuk kemi incenerator. Sot që të gjithë e shikojnë që kjo është një aferë korruptive, por edhe në zbatimin e saj. Ajo që sot duhet të ishte fushë e incenerimit është bosh” tha Tabaku.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit