Në kuadër të transparencës me qytetarët, janë publikuar pagat e zyrtarëve të qeverisë së Malit të Zi. Qeveria e Malit të Zi publikoj rrogat e muajit janar të këtij viti.
Ish-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq ka marrë pagë neto 2300 euro.
Në të njëjtin raport thuhet se zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç është paguar me 1732 euro, ndërsa sekretarja e përgjithshëm i qeverisë, Zana Prasceviq Milaçiq u pagua me 1503 euro. Sipas një dokumenti të publikuar në faqen e Qeverisë së Malit të Zi, zëvendësi i saj, Nikola Kandiq ka marrë 1448 euro në janar, raportojnë mediat malazeze.
Shefja e kabinetit të kryeministrit, Ivana Maloviq ka marrë pagën e muajit janar prej 1478 eurosh, ndërsa këshilltari i kryeministrit, Dejan Abazoviç rreth 1670 euro. Këshilltarja e kryeministrit për mediat, Ananije Jovanoviq, në janar ishte paguar 1410 euro, ndërsa këshilltari i kryeministrit për sigurinë, Vojo Lakoviq rreth 1740 euro.
Kryenegociatorja e Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE), Zorka Kordiq, mori një pagë neto prej 1,650 eurove në muajin janar. Përfaqësuesja e Malit të Zi para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Valentina Pavliçiq, mori një pagë prej pak më shumë se një mijë euro në janar.