Vrasja e 39 vjeçarit shqiptar, Bledar Muça, intensiteti i trafikut të kokainës dhe përplasjet mes grupeve rivale për dominimin e territoreve në Belgjikë dhe veçanërisht në portin e Antwerpit, ka nxjerrë në dritë të tjerë bosë të botës së errët. Kështu, i ashtuquajturi bosi i trafikut të drogës Frank V., me nofkën Frank the Tank ka dalë sot para gjykatës belge të Antwerpit së bashku me 24 të dyshuar të tjerë.
Ata akuzohen për trafikimin e të paktën shtatë ngarkesave të kokainës përmes portit të Antwerp-it në vitet 2015-2016, raporton Panorama.al. Në total, ngarkesat ishin më shumë se një ton e gjysmë pluhur të bardhë. Pjesë e të akuzuarve është edhe bodybuilderi, 42-vjeçar dhe ish-dokeri i Antwerp-it Jorn R. Ata korruptuan dokerët në portin e Antwerp-it për të lëvizur kontejnerët në mënyrë që të kalonin kokainën, raporton Panorama.al

Sipas policisë, klientët e tyre kryesorë, ata që prisnin ngarkesën me kokainë ishin Nordin El Hajjioui, 34-vjeçari i cili fshihet në Dubai dhe 40 vjeçari shqiptar Ermir N., me nofkën Cinco, i cili gjithashtu gjendet në arrati.
34 vjeçari Nordin El Hajjioui, i cili ka lindur në këtë qytet dhe tani jeton në Dubai, deri më tani ka arritur t’i rezistojë përpjekjeve për ta ekstraduar atë në Belgjikë.

I njohur si ‘Dikke Nordin’ ose ‘Fat Nordin’, ai është shpallur në kërkim nga Interpoli ku kërkohet për vepra penale të trafikimit të armëve dhe lëndëve narkotike si dhe drejtues i një organizate kriminale,raporton Panorama.al.
Ndërkaq, disa nga bashkëpunëtorët e tyre pritet të shkojnë para drejtësisë së Antwerpen, shkruajnë mediat belge. Mes tyre janë ish-dokerë, ndërmjetës, një shitës i orëve luksoze si dhe një ish- oficer police,raporton Panorama.al. Shitësi i orëve luksoze ka ndihmuar të gjithë trafikantët që të pastronin paratë e tyre ndërsa oficeri i policisë i ka ndihmuar ata duke u dhënë kriminelëve adresat dhe targat.
Frank le Tank u arrestua në vitin 2017, i cili njihej për një stil jetese luksoze. Jetën e tij luksoze ai nuk hezitoi që ta tregonte edhe në rrjetet sociale, edhe pse me këtë gjë rrezikonte të tërhiqte vëmendjen e policisë.
Ai ishte i dhënë pas makinave luksoze dhe pushimet në hotelet më të bukura të Maldiveve.
Përplasjet mes grupeve
Frank the Tank ka qenë gjithashtu objektiv i kërcënimeve nga trafikantët e tjerë të drogës por edhe nga vetë bashkëpunëtorët e tij. Njëri prej tyre është edhe Nordin El Hajjioui të cilit i detyrohej shumën prej 400,000 euro,raporton Panorama.al. Dy kriminelë të tjerë i kanë zhvatur hiç më pak se 100 mijë euro pasi i vendosën armën në kokë.
Jeta në Kenia
Tank kaloi gjashtë muaj në paraburgim përpara se të lirohej pak para Krishtlindjeve në vitin 2017. Ai u fsheh në Belgjikë përpara se të largohej nga vendi pasi u denoncua nga ish-bashkëpunëtorët e tij.
Ai u strehua në Kenia, ku gjeti sërish dashurinë e tij. Që nga ajo periudhë ai filloi të tregojë jetën e tij në rrjetin social në Tik-tok, numri i të cilëve kalon një milion. “Në rrugë për dy milionë”, shkruan ai krah fotos së tij të profilit .