-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD i nxjerr Ramës të “vërtetën” e inceneratorëve: Batuta dhe gallatë, lekët “rrush e kumbulla”

Kryesoret

Deputeti demokrat Lefter Gështenja, pjesë e komisionit hetimor për inceneratorët e ka nisur ditën me një video të 5 viteve më parë, kur Edi Rama inauguronte punimet në Elbasan për këtë projekt, që sot është kthyer në kauzën kryesore të opozitës kundër qeverisë.

“430 milion euro është afera korruptive e inceneratorëve me dijeninë dhe mbështetjen e Edi Ramës.

Hetimet e para i dhanë të drejtë PD, por deri tani është zbuluar vetëm maja e ajsbergut.

17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit. Këto proçedura përfshijnë ministra, ish ministra, e shumë zyrtarë të tjerë. Por natyrisht, asgjë nuk do të mund të ishte bërë pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit” shprehet ai. Për inceneratorin e Elbasanit është arrestuar Lefter Koka dhe në kërkim janë Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Sipas SPAK, Koka ka lejuar përfitime të padrejta nga ana e pronarëve të kontratës së koncesionit, e cila u lidh përmes procedurës së negocimit të drejtpërdrejtë pa shpallje nën justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa Zoto dhe Gugallja akuzohen se kanë kryer transaksione të rreme me paratë e marra nga buxheti i shtetit për llogari të kontratës koncesionare.

Gjithashtu, SPAK konkludoi se Koka në cilësinë e ish-Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë përfitime të parregullta monetare në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara prej tij apo familjarëve.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit