Kryepolici Gledis Nano ka urdhëruar zhvillimin e një plani operacional kundër kultivimit të kanabis sativa. Operacioni i shtrirë në 12 qarqet e vendit ka nisur prej orës 09:00 të së premtes dhe do të përmbyllet në orën 16:00.
Në prag të nisjes së sezonit të kultivimit të kanabis sativa, Gledis Nano ka shpërndarë në 12 drejtoritë vendore të policisë një plan operacional për parandalimin e fenomenit.
Nga të dhënat e deri tanishme policia ka bërë kontrolle të imtësishme në disa qytete të vendit. Prioritet kanë ambientet e mbyllura, magazinat e tunelet e vendit që dyshohet se mund të përdoren për trafik të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit të sotshëm policia e Komisariatit nr. 6 në tiranë ka zbuluar një një banesë që përdorej për të kultivuar drog në Ndroq. Janë sekuestruar brenda në banesë pajisje që shërbenin për kultivimim e bimëve narkotike.