Katër bombardues amerikanë “B-52” kanë mbërritur sot në Britani, ndërsa tensionet diplomatike po ziejnë mes Rusisë dhe Perëndimit.
Mësohet se avioni ikonë ushtarak amerikan është nisur për në RAF Fairford në Gloucestershire, pas mbërritjes së ekuipazhit tokësor dhe personelit të logjistikës dy ditë më parë.
“B-52” është një bombardues në shërbimin ushtarak amerikan që nga viti 1955. Ai mund të mbajë armë konvencionale bërthamore ose të drejtuara me saktësi.
Avionët u ngritën nga baza e Forcave Ajrore të SHBA-së, Minot, në Dakotën e Veriut në orën 2 të mëngjesit.
Bombarduesi i parë zbarkoi mëngjesin e sotëm, i ndjekur nga të tjerët.
/5pyetjet.al