Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të përballen me diskriminim administrativ nga pushteti aktual në Serbi.
Përveç pasivizimit të adresave në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc, shqiptarët po përballen me diskriminim edhe në aspektin e përdorimit të emërtimit të rrugëve dhe institucioneve në gjuhën shqipe.
Edhe pse me Kushtetutën e Serbisë është e garantuar e drejta e përdorimit të gjuhëve të pakicave në toponime dhe emërtimin e institucioneve, kjo nuk po respektohet në Komunën e Medvegjës, madje edhe po hiqen dhe fshihen emërtimet në shqip.
Flora Ferati-Sachsenmaier, bashkëpunëtore Shkencore në Institutin Max Plank për Studimin e Diversitetit Fetar dhe Etnik, përmes një postimi në Twitter, ka publikuar disa fotografi, duke treguar se “partia në pushtet SNS e Serbisë vazhdon të heqë tabelat dygjuhëshe në komunën e Medvegjës.
“Siç tregojnë pamjet e mëposhtme, gjuha shqipe po hiqet sistematikisht nga të gjitha shenjat e informacionit (objektet e kujdesit shëndetësor, emrat e rrugëve, informacionet turistike)”, ka shkruar Ferati-Sahsenmaier
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/02/image-6.png)