-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prag lufte Rusi-Ukrainë, Meta kërkon koordinim me NATO-n

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim këtë të premte Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj për të diskutuar në lidhje me situatën e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në një postim në Facebook, aty ku ndau edhe një foto nga takimi, Meta shkruan se ka kërkuar një koordinim sa më të efektshëm me NATO-n.

“Prita sot në një takim Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.

Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

Nënvizova rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.

Në këtë kontekst, u vlerësua edhe plotësimi dhe fuqizimi i gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sistemin gradë-funksion”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit