Një nga personat e arrestuar nga prokuroria e Kurbinit, si pjesë e skuadrës që dyshohet se realizonin vrasje me pagesë dhe që shtinë me armë ndaj patrullës së policisë në Qafë-Kasharit, ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të tregojë rreth aktivitetit kriminal të grupit.
Njëri prej të arrestuarve ka thyer heshtjen, duke marrë statusin e bashkëpuntorit, dhe vendosur të bashkëpunojë me Drejtësinë.
Ai u ka treguar punonjësve të policisë së Tiranës, se ishte paguar kundrejt 20 mijë euro nga një person tjetër për të vrarë me armë zjarri shtetasin, Alfred Gjoka, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Fushë-Kuqe të Laçit.
Gjoka është qëlluar disa herë me armë në një pritë në të cilën ka qenë dhe vetë bashkëpuntori i prokurorisë. Operacioni është zhvilluar nga policia e Tiranës dhe komisariati 6./ Oranews