Qeveria u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që janë në Ukrainë të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi nga momenti në moment mund të shpërthejë lufta.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme mesditën e sotme përmes një thirrje urgjente kërkon largimin nga Ukraina.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.
Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose në adresat e emailit:[email protected]; embassy.warsaë@mfa.gov.al;[email protected].
Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme” deklaron ministria e Jashtme.
SHBA, Britania dhe shumë shtete të tjera gjithashtu kanë bërë thirrje për largim nga Ukraina.
/5pyetjet.al