Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të zhvillohen në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, në datën 6 mars 2022.
Ajo që KQZ i ka dhënë rëndësi është emri i kandidatit, i cili është më i theksuar në fletën e votimit dhe poshtë emrit shkruhet subjekti zgjedhor.