-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katër viktima nga COVID-19 në Kosovë

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se janë regjistruar katër viktima dhe 643 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 4,285 mostrave, që i bie se 15.90 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, edhe 2,028 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Ndërkaq, raste aktive me COVID-19 janë 16,028.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1,433 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Më 11 shkurt, Kosova pranoi mbi 500,000 doza të vaksinës së Pfizerit. Ky kontingjent, donacion i Shteteve të Bashkuara, erdhi në Kosovë përmes mekanizmit COVAX të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, tha se vetëm përmes vaksinimit, shteti mund t’i kthehet plotësisht normalitetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit